E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dialog”, Rama përsërit thirrjen ndaj studentëve protestues

Edhe këtë të enjte, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve që vijojnë protestën, duke publikuar një video në rrjetin social Facebook.

Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shfaqet sofra e gurtë, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, në një tjetër apel drejtuar studentëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Studentët protestues kanë më shumë se dy javë që vijojnë tubimet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, studentët kanë refuzuar deri më tani të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›