E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Dialog me ngjyrat” në Durrës, kujtohet skulptori Sabri Tuçi në 109-vjetorin e lindjes

“Dialog me ngjyrat” ishte takimi që bëri bashkë arstistë dhe krijues dedikuar skulptorit të merituar Sabri Tuçi në qytetin e Durrësit.

Aktiviteti u zhvillua me rastin e 109-vjetorit të lindjes së artistit.

“Për shkak të dënimit nga regjimi i kohës dhe biografisë së tij, Sabri Tuçi nuk është vlerësuar sa duhet”, tha skulptori Idriz Balani.

Florina Shani një tjetër skulptore e qytetit thotë se është e rëndësishme mbajtja e këtyre aktiviteteve që edhe brezat e rinj të njihen me krijimet e te vjeterve.

Qendra kulturore Aleksandër Mosiu në Durrës ka nisur zhvillimin e aktiviteteve për artistë të qytetit duke shfrytëzuar përvjetorët e lindjes së tyre dhe duke ftuar edhe nxënës të shkollës artistike Jan Kukuzeli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›