E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, BE-ja dhe Beogradi presin Prishtinën

Ende pa përfunduar procesi zgjedhor dhe pa u ndërtuar institucionet e reja të Kosovës, nga Brukseli vijnë sinjale për nisjen e shpejtë të bisedimeve me Serbinë.

Trysnisë për nisjen e shpejtë të bisedimeve po i kontribuon edhe Beogradi zyrtar, i cili thua se çdo ditë dërgon mesazhe përmes presidentit Tadiç dhe zyrtarëve tjerë qeveritarë për gatishmërinë e këtij vendi për të biseduar me palën kosovare, shkruajnë gazetat kosovare

Në emër të BE-së, kryesuesja e radhës, Hungaria, beson se dialogu Prishtinë-Beograd do të ndihmojë procesin e integrimit të këtyre dy vendeve në BE.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka theksuar se Brukseli është angazhuar për fillimin e dialogut Prishtinë-Beograd, duke premtuar ndihmën e Budapestit në këtë drejtim.

“Ne e kemi ekipin negociator dhe platformën. Është e qartë se në Prishtinë janë mbajtur zgjedhjet dhe po formohen institucionet”, ka thënë Tadiç.

Por, analistët në Prishtinë tërheqin vërejtjen për disa hapa paraprakë që duhet të ndërmarrë Kosova.

Formimi i institucioneve të reja dhe miratimi i një platforme shtetërore politike thuhet se do të duhej t`i paraprinte gatishmërisë së Prishtinës zyrtare për bisedimet e reja me Beogradin.

Por, te platforma ka dyshime nëse ajo mund të hartohet qoftë nga Kosova apo Serbia, pasi mendohet se në fund do të jetë Brukseli ai që do të imponojë temat e bisedimeve
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›