Dialogu Cooper ne Beograd dhe Prishtine

Dialogu i bllokuar Prishtinë-Beograd në Bruksel, ka detyruar
ndërmjetësin Robert Cooper që të shkojë në Beograd dhe Prishtinë për t'u
takuar me përfaqësuesit e delegacioneve.
Cooper të mërkurën do të qëndrojë në Beograd, ndërsa të enjten do të vizitojë Prishtinën, me qëllim rinisjen e dialogut.
Serbia po insiston që Kosova të marrë pjesë nëpër takimet rajonale nën ombrellën e Rezolutës 1244, një gjë që për palën kosovare është krejtësisht e papranueshme.Ardhjen e Cooper-it, bën të ditur Kosovatimes, e ka konfirmuar edhe kryenegociatorja Edita Tahiri.
“Ndërmjetësi Cooper ka paralajmëruar vizitën në Kosovë, më 26 të këtij muaji. Është një vizitë që do të bëhet në të dy shtetet, në funksion të përgatitjeve dhe përshpejtimit të dialogut teknik, përkatësisht dialogut të ardhshëm”, mësohet të ketë deklaruar Edita Tahiri.