E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dialogu Prishtinë-Beograd/ Lajçak në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Bislimin

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, ka mbërritur këtë të enjte (11 maj) në Prishtinë, për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi.

Kjo vizitë e Lajçak vjen në kuadër të përgatitjes së hapave të ardhshëm për dialogun Prishtinë-Beograd.

Pas qëndrimit në Prishtinë ditën e sotme, Lajçak do të udhëtojë më 12 maj për në Beograd, për t’u takuar me Presidentin ALeksandër Vuçiç dhe kryenegociatorin Petar Petkoviç, për të njëjtën temë.

Kujtojmë se më 2 maj u mbajt në Bruksel raundi i fundit i dialogut të nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuçiç ku u arrit darkordësia për Deklaratën e të Zhdukurve dhe u prezantua draft-statuti për themelimin e Asociacionit.

Kjo e fundit nuk u pranua nga qeveria e Kosovës, ndërsa vetëm një ditë më pas u shkarkuan nga detyra 4 anëtarët e Ekipit Menaxhues.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë synon normalizimin e plotë të raporteve mes dy vendeve. Prishtina kërkon që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshinte njohjen e ndërsjellë, ndërsa Beogradi kërkon zgjidhje pa kompromis, por pa specifikuar se ku konsiston kryesisht ky kompromis. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›