E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dialogu Prishtinë-Beograd duhet të vazhdojë”, analisti: Deklarata e Merz e vonuar, duhet të…

TIRANË- Një mesazh të posaçëm kancelari gjerman Merz e ka dhënë për dialogun Kosovë-Serbi. Ai bëri thirrje që takimet me ndërmjetësimin e Brukselit të vazhdojnë dhe të prodhojnë rezultate konkrete, ndryshe ato pengojnë përparimin e të gjithëve. Dialogu mes palëve ka ngecur pas vitesh.

Kosova vë kusht dorëzimin e Radoiçiç për sulmin e Banjskës ndërsa Serbia kërkon formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Analisti Valon Arifi, i ftuar në “Balkan Update” theksoi se deklaratat e kancelarit gjerman në lidhje me vijimin e dialogut Prishtinë-Beograd është i vonuar.

Sipas tij, në këto momente dialogu mbetet i paqartë sepse Serbia është në fushatë zgjedhore.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vepronte më shpejt ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përshpejtuar rrugëtimin e tyre evropian.

“Ai kërkoi që të vazhdojnë bisedimet, të cilat prej më shumë se dy vitesh kanë ndaluar. Serbia është në fushatë zgjedhore dhe nuk dihet se kush do jetë drejtuesi i ardhshëm. Deklarata e Merz janë të vonuara, mbase edhe në këto kohë jo dhe aq serioze saç do ishin më herët”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›