E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Diaspora Voton Edi Ramën”, Deputeti i PS shfaqet me bluzen e veçantë në Pisa të Italisë

Florenc Spaho, një nga deputetët më të rinj në Kuvend, i zgjedhur i Qarkut Elbasan ka tërhequr vëmendjen gjatë një takimi me diasporën në Pisa, Itali.

I veshur me bluzën me logon “PS Diaspora voton Edi Ramën,” Spaho dërgoi mesazhin për mbështetjen nga diaspora të partisë socialiste dhe kryeministrit Rama.

“Diaspora është zemra e kombit tonë jashtë kufijve dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet,” deklaroi Spaho në fjalën e tij, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së shqiptarëve jashtë vendit në vendimmarrjen politike.

Në Pisa, ai theksoi domosdoshmërinë e ndërtimit të urave të forta midis Shqipërisë dhe diasporës, duke i konsideruar ato si një aset të çmuar për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Takimi në Pisa shënoi një moment kyç në fushatën për fuqizimin e votës së diasporës.

“Bashkimi ynë është forca jonë. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë,” përfundoi Spaho.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›