E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Diaspora bashkohet në Tiranë/ Dita e alfabetit shpallet festë kombëtare

Përtej qëndrimeve politike, diaspora mblodhi udhëheqësit shqiptarë në samitin e tretë të saj në Tiranë.

Duke i njohur mërgatës shqiptare kontributin ndër dekada, presidenti Bajram Begaj tha se i detyrohemi tu mundësojmë votimin nga aty ku jetojnë, një parashikim ligjor ende i papërmbushur nga politika edhe pse i premtuar nga socialistët në pushtet.

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I SHQIPERISE

Ata duhet të votojnë sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses. Kjo do ta kthejë diasporën në aktore të drejpërdrejt të konfigurmit politik dhe administrativ.

Në karriget e Pallatit të Kongreseve, ku ishin të ulur liderë nga të gjitha trojet shqiptare, mungoi Albin Kurti. Ftesës iu përgjigj me jo dhe Kosova u përfaqësua me presidenten Vjosa Osmani që si shqetësim ngriti pastrimin etnik, që sipas saj Serbia po bën në Luginën e Preshevës.

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E KOSOVES

Vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc akoma përballen me diskriminim sistematik që rezulton edhe me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.

Vetëm të qenurit në krahun e shqiptarëve të Preshevës, për kryetarin e kësaj komune, Shqiprim Arifi është e pamjaftueshme. Ai kërkoi nga Tirana dhe Prishtina zyrtare veprime konkrete dhe jo thjesht deklarata kortezie.

SHQIPRIM ARIFI

KRYETAR I KOMUNES PRESHEVE

Një strategji kombëtare, e thellë, e cila përfshin shqiptarët në Mal të Zi në Luginë të Preshevës, në Maqedoninë e Veriut edhe pse janë shtetformues në Tiranë dhe Prishtinë.

Duke i njohur vetes meritën se vetëm përgjatë qeverisjes së tij, Diaspora u bë pjesë e qenësishme e agjendës se politikbërjes, propozimi i Edi Ramës është bashkimi i mërgatës shqiptare.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Që çfarë jemi në gjendje ta bëjmë indvidualisht të jemi në gjendje të bëjmë edhe kolektivisht. Fuqizimi i kësaj lidhje, ndërveprimi me diasporën është rruga për të fuqizuar përpjekjen e përbashkët dhe sëbashku ta çojmë Shqipërinë dhe t’i ngrejmë shqiptarët aty ku nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë.

Dhe në funksion të saj do të jetë çdo ambasadë e konsullatë shqiptare nëpër botë.

IGLI HASANI

MINISTER I JASHTEM

Rrjeti i përfaqësive të Shqipërisë do të jetë gjithmonë e kudo, dora e shtrirë e shtetit shqiptar ndaj diasporës.

Në emër të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre në qeverinë e Maqedonisë së Veriut foli  Ali Ahmeti, një prej aktorëve më të rëndësishëm të politikes shqiptare atje.

ALI AHMETI

KRYETAR I BDI, MAQEDONIA E VERIUT

Pa Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi nuk mund të ketë paqë, stabilitet e siguri pa Ballkanin në Bashkimin Evropian. I dashur Edi jemi vetëm një hap para anëtarësimit. Duhet edhe më fort ta ngresh zërin, ashtu siç e ke ngrit deri tani, ne tjerët nuk na ke pas por na ke në krahë.

NIK GJELOSHAJ

ZV-KRYEMINISTER I MALIT TE ZI

Ky integrim që kemi në Mal të Zi nuk ka ardhë rastësisht. Aty ka ndikuar faktorizimi dhe forcimi i shtetit amë, Shqipërisë në 10 vitet e fundit.

Samiti i tretë i Diasporës u mbyll me një vendimmarrje. 22 nëntori, dita e alfabetit do të jetë festë kombëtare.

EDI RAMA  

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Unë besoj që edhe presidentja e Kosovës do t’ia japi këtë sugjerim edhe kryeministrit.Unë e dëgjoj presidentin për veten time.

Në këtë takim për diasporën që kryeministri Edi Rama e quajti një udhëkryq ku bashkohen të gjithë pavarësisht bindjeve politike mungonte opozita, madje të paftuar ishin edhe deputetët e saj në nënkomisionin parlamentar për diasporën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›