E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Diaspora, nuk shtyhet regjistrimi/ Mbi 230 mijë aplikime të pranuara, më shumë kërkesa nga Greqia dhe Italia

Mbi 230 mijë aplikime janë të pranuara për regjistrimet në zgjedhje. Gazetarja Greta Bullari tha për ABC News se numri më i lartë i kërkesave është nga Greqia dhe Italia.

Gjatë ditës së djeshme pati një tentativë që të shtyhet fati, pasi PD kërkoi që të shtyhet deri më 9 mars, ndërsa PS dha dakordësinë që të shtyhej vetëm për të refuzuarit. Por në përfundim nuk pati një dakordësi dhe regjistrimi nuk u shty.

Komisioni Rregullator rrëzoi me tre vota kërkesën e PD, e cila kërkoi shtyrjen e afatit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›