E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër/ Dy vatra zjarri aktive, flakët rrezikojnë disa banesa në Lurë

Dy vatra zjarri janë aktive në qarkun Dibër, ndërsa situata paraqitet më problematike në Parkun Kombëtar të Lurës. Zjarri në Lurë ka marrë përmasa dhe është përhapur në tre drejtime, ku një prej fronteve, pranë fshatit Borie Lurë, është kthyer në rrezik për 5-6 banesa.

Forcat operacionale janë përqendruar në këtë zonë për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave, por rreziku vijon të mbetet evident. Vatra e dytë e zjarrit është evidentuar në vendin e quajtur Qafa e Helmës, në Fushë-Bulqizë.

Forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) janë angazhuar në terren për të izoluar dhe vënë nën kontroll të dyja vatrat.

Situata vijon të monitorohet nga strukturat përgjegjëse, ndërsa ndërhyrja përqendrohet në mbrojtjen e banesave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›