E Diel, 1 Nëntor 2026

Diber/ Nje vit pas termetit ende familje te pademshperblyera

Kur ka kaluar me shume se nje vit nga termeti shkaterrimtar i 6 shtatorit 2009 disa zona ne qarkun e Dibres vazhdojne te vuajne pasojat e lekundjes.

Kamera jone eshte ndalur ne banesen e demtuar te familjes se Ali Rames ne komunen e Zerqanit.

Kete banese Komisioni i Verifikimit te demeve e vleresoi te pabanueshme por familja thote se nuk u kompesua. Kryefamiljari Ali Rama thote se ende nuk ka marre asnje qindarke demshperblim.

Sikur te mos mjaftonte tragjedia e shkaktuar nga demtimi i baneses per familjen Rama qe mbahet me dy pensione kryefamiljarit iu desh te niste kalvarin e ec-e-jakeve burokratike neper zyrat e shtetit ne kerkim te se drejtes se mohuar.

Familja Rama i ka shkruar leter edhe kryeministrit Berisha ku e ve ne dijeni per problemin e tij madhor por megjitheate ende nuk kane marre asgje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›