E Martë, 3 Nëntor 2026

Dibër-Përshtati lokalin për lojëra fati, procedohet penalisht 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është vënë në hetim pasi organizonte veprimtarinë e kundërligjshme të lojrave të fatit.

Sipas njoftimit të policisë, i riu me iniciale K. C., kishte marrë një lokal me qera në qytetin e Peshkopisë dhe e kishte përshtatur për baste online.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një kompjuter me faqe të hapur dhe aktive për baste online dhe një printer për printimin e biletave.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, ndaj shtetasit K.C., 29 vjeç, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara“, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›