E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diber arrestohet vrasesi i 48-vjecarit

Pas shoqerimit te shume personave policia ka arritur ne konkluzionin se vrasesi i ketij shtetasi mund te jete 29-vjecari Moisi Reci.

Ai eshte djali i 60-vjecarit Hashim Reci i vrare ne 2008-n nga babai i viktimes Qemal Zebi. Pas arrestimit 29-vjecari ka mohuar ta kete kryer vrasjen per hasmeri por Policia e Dibres pas hetimeve te hollesishme ka arritur ne konkluzionin se vrasja ka ndodhur per te njejtin motiv ate te hakmarrjes.

I arrestuari ka deklaruar se e kishte vrare Zebin pas nje konflikti te momentin por per policine kjo nuk eshte bindese. Nje fakt tjeter bindes per policine eshte qe 29-vjecari Moisi Reci ka udhetuar me arme nga qyteti i Peshkopise ku jeton drejt fshatit Ushtelenxe e per policine kjo do te thote se vrasja ishte e paramenduar.

2010-10-25 1046

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›