E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, dhunohen dhe grabiten 2 turistë çek

Dy turistë të ardhur nga Çekia në Shqipëri janë dhunuar dhe më pas vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Kalaja e Dodës në rrethin e Dibrës. Policia njoftoi nisjen e hetimeve dhe se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia nuk ka zbuluar shumë detaje lidhur me incidentin, duke mos identifikuar dy turistët çek.

Turizmi malor është mjaft i preferuar nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë, ndërsa ky nuk është rasti i parë kur ata janë sulmuar dhe grabitur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›