Diddy: Jennifer Lopez di si të na mbajë meshkujve në linjë

P. Diddy ka pranuar të flasë për ish të dashurën, Jennifer Lopez duke thënë se ajo është një ‘lojtare’ dhe e di se si ti mbajë meshkujt në linjë.
Ylli i hip hopit ka nisur lidhjen e tij me Jennifer në vitin 1999 dhe çifti kanë qenë së bashku për dy vite.
Ndërkaq të dy janë parë duke biseduar në ndejën e organizuar pas përfundimit të ceremonisë ‘Golden Globes’ në fillim të këtij vitit madje, Jennifer shfrytëzoi rastin ta njoftoj atë më të dashurin aktual, Casper Smart.
Ajo është një nga femrat më të bukura që e kam pasur nderin ta njoh dhe ta dua. Them se fakti që ajo është aq ‘cool’ e bënë të një lojtare të mirë. Ajo thjeshtë e di se si ti të na mbajë neve meshkujve në linjë”, ka thënë Diddy.'/Indeksonline/