Dieta e ka bërë në këtë gjendje Bill Klintonin? (FOTO)
Ai dikur njihej për pasionin e tij ndaj ushqimit që të shëndosh.
Por përpjekjet e Bill Klinton për tu dobësuar duket se kanë dhënë rezultat.
Ish- presidenti amerikan, 66 vjeç, dukej shumë i dobët, ndërkohë që dilte nga një restorant në Londër, ku kishte darkuar me aktorin Kevin Spejsi.
Ish- presidenti njihej për dashurinë e tij për hamburgerët, barbekynë dhe ushqimin e shpejtë, por nga viti 2010 i është nënshtruar një diete strikte vegjetariane, pasi druhej për shëndetin e tij.
Klinton ka bërë një operacion bajpasi në vitin 2004 dhe iu nënshtrua edhe një ndërhyrje në vitin 2010.
Tani ai ndjek një plan strikt ushqimi për të përmirësuar shëndetin e zemrës së tij.
Ai thotë se ha fruta e perime dhe aspak mish të kuq apo mish pule.
Pesha e tij u komentua shumë kur u martua vajza e tij. Ai tha se kishte humbur 11 kilogram.


