Digat, Naço: Nuk do të ketë përmbytje

Nasip Naço, ministri i Ekonomisë
Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, tha dje se nuk do të ketë përmbytje në Veri nëse zbatohet rregullorja. Duke raportuar në komisionin parlamentar për sigurinë, Naço garantoi deputetët se nuk do të ketë përmbytje për shkak të keqmenaxhimit, ndërsa siguria e digave është maksimale. Nëse ne zbatojmë me korrektesë këtë rregullore, nuk do të ketë përmbytje për shkak të digave. Për shkaqe të tjera natyrore apo fatkeqësi të tjera, ato nuk ndodhin vetëm tek ne, por edhe në vende të tjera të zhvilluara, u shpreh Naço. Ministri u shpreh se falë ndërhyrjeve që u janë bërë digave të hidrocentraleve ti kanë rezistuar, ndërsa përmbytjet në Ultësirën e Shkodrës nuk kanë ardhur nga shkarkimet e hidrocentraleve. Do të thosha se këto ndërhyrje rehabilituese, sidomos në hidrocentralet e Fierzës dhe Vaut të Dejës, realizuan gatishmërinë e lartë të tyre në periudhën e përmbytjeve të mëdha (plotave) që ndodhën në lumin Drin gjatë dy viteve të mëparshme. Megjithatë, më duhet të pohoj se përmbytjet nuk janë shkaktuar nga hidrocentralet. Kjo është deklaruar jo nga politikanët, por nga specialistë të kësaj fushe. Uji ka nisur të shkarkohet shumë ditë pasi reshjet kishin bërë të tyren dhe shumë prej zonave ishin përmbytur, u shpreh Naço.