E Martë, 3 Nëntor 2026

Digjen 11 banesa në Senicë, kryebashkiaku i Delvinës: Situata është kritike, po punohet për evakuimin e banorëve

Zjarri që ka përfshirë zonën e Senicës në Delvinë ka marrë përmasa alarmante, duke çuar në djegien e 11 banesave, përfshirë edhe një strukturë të destinuar për agrobiznes.

Sakaq, autoritetet lokale kanë nisur evakuimin e banorëve.

Kryebashkiaku i Delvinës, Besmir Veli, në një prononcim për gazetaren e News24, Shpresa Dine, konfirmoi se situata është tejet kritike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›