Digjen dy automjete në Korçë, zjarrvënie e qëllimshme, arrestohen autorët

Dy automjete janë djegur qëllimisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë në Korçë.
Sipas policisë janë djegur makinat në pronësi të Gabriel Cakës dhe Joni Gishtos. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Autorët tashmë janë ndaluar nga policia.
Ata janë katër adoleshentë të cilët pas një konflikti për motive të dobëta me pronarët e automjeteve dy javë më parë kanë vendosur tu vënë zjarrin.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë, duken katër personat që i hedhin benzinë pjesës së përparme të automjeteve dhe më pas u vënë flakën./vizionplus.tv