E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Digjen dy automjete në Vlorë, ngjarja e qëllimshme

Janë përfshirë nga flakët dy automjete në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ dhe ka qenë e qëllimshme.

Sakaq, raportohet se janë djegur një automjet tip Benz me targa AA 017 RO dhe një tip Opel me targa Ab 314.

Burime të policisë konfirmojnë se flaka i është vendosur Benzit, i cili është në pronësi të një femre dhe më pas ka marrë dhe Opeli.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon me zbardhjen e detajeve të ngjarjes që ndodhi në mesnatë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›