E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Bradashesh të Elbasanit, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Dy makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Bradasheshit, në Elbasan. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkë me agjentët e komisariatit po kontrollon kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë vënë qëllimisht, ndaj hetimet janë përqendruar edhe në pistën e zjarrvënies së qëllimshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›