E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen katër betoniere gjatë natës në Dukat të Vlorës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Katër betoniere janë djegur gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat i Ri, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, mjetet e tonazhit të rëndë ishin në pronësi të biznesmenit B.M.. Flakët kanë përfshirë betonieret gjatë orëve të natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe izolimin e flakëve, megjithatë mjetet janë djegur pothuajse plotësisht.

Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Grupi hetimor po punon gjithashtu për administrimin e provave dhe verifikimin e kamerave të sigurisë pranë kantierit ndërtimor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›