E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen mjetet e rënda të një operatori privat në Kurbin

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e MNZSH-së Kurbin, ndërsa në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Lezhës për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit apo dëmet e shkaktuara. Pritet informacioni zyrtar përmbledhës lidhur me ngjarjen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›