E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjen zinxhir kazanët e mbeturinave në Durrës, dëmtohen edhe makinat e parkuara

Djegia e disa kazanëve të mbeturinave në Durrës ka bërë që flakët të dëmtojnë edhe tre automjete të parkuara.

Kazanët e mbeturinave u dogjën në lagjen nr 5 të qytetit, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, çka solli edhe dëmtime të konsiderushme në automjetet e parkuara.

Zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që pas sinjalizimit nga banorët, aty mbërriti një nga automjetet e stacionit zjarrfikës duke shuar flakët.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e autorit të kësaj zjarrvënie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›