E Enjte, 5 Nëntor 2026

Digjet “Benzi” luksoz në Lezhë, dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme

Një automjet luksoz tip “Benz” u përfshi nga flakët orët e parë të mëngjesit ë kësaj të mërkure në Lezhë.

Ngjarja ndodhi ne lagjen e spitalit, ku mjeti ishte parkuar.

Si pasojë, makina u dogj pjesërisht ndërsa nga flakët u dëmtua dhe një mjet tjetër që ishte parkuar aty afër.

Zjarrëvënia dyshohet e qellimshme, ndërsa hetuesit sekuestruan kamerat e sigurisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›