E Martë, 3 Nëntor 2026

Digjet gjatë mesnatës makina në Vlorë

Një automjet luksoz është shkrumbuar në Vlorë teksa ishte i parkuar.

Sipas burimeve mjeti i përket Andi Selmanajt, i cili e kishte parkuar në oborrin e banesës së tij në lagjen “24 Maji” në qytetin bregdetar.

Sipas të njëjtave burimeve, djegia ka qenë e qëllimshme, pasi mjeti përpara se t’i vendosej flaka është lyer me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve.

Po verifikohet gjithashtu edhe e shkuara e pronarit të makinës për të parë nëse ka patur ose jo konflikte.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në afërsi të zonës ku ndodhi ngjarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›