E Enjte, 5 Nëntor 2026

Digjet magazina e grumbullimit të mollëve në Pogradec

Një magazinë frigoriferike në pogradec u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure.

Ngjarja ndodhi në fshatin Petrushë, ndërsa nga zjarri u shkaktuan dëme të shumta materiale, pasi i gjithë prodhimi i mollëve që ruhej aty u shkrumbua.

Pavarësisht ndërhyrjes, forcat zjarrfikëse e patën të pamundur neutralizimin në kohë të flakëve, të cilat u përhapën me shpejtësi në të gjithë objektin.

Shkak dyshohet se u bë një shkëndijë elektrike. Frigoriferi ishte ndërtuar dy vite më parë dhe shërbente vetëm për grumbullimin e mollëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›