E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Digjet makina në autostradën “Lushnje-Fier”, detajet e para

Një problem teknik është bërë shkak që mjeti tip “BMW” të marrë flakë në ecje, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur dëmtime apo të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme  në autostradën “Lushnje-Fier”, në afërsi të vendit të quajtur “ Pushimi i Shoferit” .

Drejtuesi i automjetit dhe dy familjarët që e shoqëronin kanë arritur të dalin jashtë pa dëmtime, sapo kanë parë sinjalin që paralajmëronte defekt elektrik.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje kur automjeti ishte shkrumbuar thuajse plotësisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›