Digjet marketi në Durrës, zjarri shkakton dëme materiale, nuk ka të lënduar

Një market në zonën e Plepave në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati persona të lënduar. Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të vatrës në objektet përreth.
Policia dhe ekspertët po punojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike apo ndonjë shkak tjetër që çoi në rënien e zjarrit.
/vizionplus.tv