Digjitalizohet fondi i Galerise Kombetare se Arteve
Fondi i pasur i Galerisë Kombëtare të Arteve është dixhitalizuar. Studiuesja e artit Suzana Varvarica thotë se kalimi në këtë sistem është një proces i cili pasurohet nga dita në ditë me të dhëna të reja.
Procesi i informatizimit jo vetëm ka thjeshtuar punën për studiuesit, por e ka pasuruar atë, pasi specialistët kanë vënë re se shumë vepra kanë qenë të regjistruara me të dhëna jo të sakta të përmasave apo teknikave të realizimit.
Varvarica e vë theksin se edhe ky proces është kryer konform rregullave dhe ligjeve në fuqi për veprat e artit , të ligjit të arkivave dhe mbi të gjitha në respekt të drejtave të autorit
Fondi i Galerisë se Arteve ruan vepra në pikturë që datojnë nga fundi i shekullit XIX, periudhë që shënon fillesat e pikturës jo fetare shqiptare. Autori më i hershëm i pikturës është Kol Idromeno, për të ardhur me një fond të pasur të pikturave skulpturash dhe ikonash që vijnë deri në ditët tona.