E Diel, 1 Nëntor 2026

Diktatori Kim Jong Un me një still alla James Bond (FOTO)

Lideri i plotfuqishëm i Koresë së Veriut, Kim Jong Un urdhëroi lëshimin e një rakete nga një telefon që dukej shumë i vjetër, në një zyrë të dekoruar me kursim.

Ndërkohë që ndiqte ecurinë e raketës, diktatori buzëqumësht tymoste një cigare në një stil alla James Bond.

Fotot janë publikuar ndërkohë që sot mijëra njerëz dolën rrugëve të kryeqytetit Pjongjang për të festuar lëshimin me sukses të raketës.

Media shtetërore koreane tha se ishte vetë Kim që urdhëroi lëshimin e raketës.

Mbetjet e raketës janë gjetur nga një anije e Koresë së Jugut e cila po e analizon me kujdes për të vlerësuar kapacitetet teknologjike të shtetit armik.

Lëshimi i raketës vjen tetë muaj pas dështimit të lëshimit të raketës dhe më pak se një vit nga vendimi për lëshimin e saj.

Ky veprim shihet si një akt për të projektuar Kim Jong Un si lider të fuqishëm përpara njerëzve.

Ndërkohë veprimi mund të sjellë sanksione akoma më të ashpra për vendin e varfër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›