Dikur bashkëpuntor i Metës, sot kandidat i PS/ Braimllari: Iu bashkova skuadrës socialiste për vajzat e mia!

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, prej mëngjesit të ditës së sotme ka zhvilluar podcast me kandidatët socialistë që do të garojnë në këto zgjedhje.
Një ndër ta është edhe Endrit Braimllari, dikur eksponent i lartë i LSI-së dhe bashkëpuntor i Ilir Metës.
Brahimllari tha se arsyeja pse ai i është bashkuar Partisë Socialiste janë dy vajzat e tij, pasi sipas tij socialistët mund të bëjnë të mundur integrimin e vendeit në BE.
Pjesë nga biseda:
Braimllari: Ju falenderoj, për mua është shumë e thjeshtë arsyeja. Është Sofika dhe Kejsi. Ajo ka gjetur mundësinë për t’i regjeneruar. Unë kam vite që merrem me politikë dhe kam pasur mundësinë të suportoj të rinjtë. Në këto zgjedhje, PS ka gjetur një formë për të suportuar të rinjtë. Jam babai i dy vajzave, Siarës dhe Alesias. Angazhimi im është që vajzat e mia të lëvizin me atë pasaportën tjetër. Jo se nuk e duam shqiponjën.
Rama: Shqiponja do të jetë prapë (ndërhyn)…
Braimllari: Pasaporta është nder dhe një mundësi e mirë, dhe PS ka krijuar një mundësi të re në lidhje me këtë qasje.
Kujtojmë që Endrit Braimllari është në listën e hapur të PS për Qarkun e Tiranës.