Dimitris Avramopulos emri më i lakuar për president i Greqisë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Dimitris Avramopulos është emri më i përfolur si president i ardhshëm i Greqisë. Sipas mediave greke, kryeministri i sapo zgjedhur, Aleksis Tsipras ka ndërmend të mbështesë pikërisht Avramopulos-in si kandidaturë për president.
Anëtari grek pranë Komisionit për Emigrantët dhe Çështjet e Brendshme të Europës, Avramopulos ushtron edhe detyrën si ndihmës kryetar i Partisë së Re Demokratike (ND),ndërkohë që lideri i kësaj partie dhe njëkohësisht dhe ish kryeministri i vendit, Antonis Samaras nuk ka mbështetur kandidaturën e tij, por atë të Stavros Dimas.
Kandidatura e Avramopulos ka edhe mbështetjen e partnerit të koalicionit të Syrziës, ANEL të cilët kanë pohuar se është diskutuar për emrin e ish-ministrit.
Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të organizuara më 25 janar në Greqi, erdhën pikërisht si pasojë e dështimit të qeverisë së kaluar për të zgjedhur presidentin e ri pas dorëheqjes së Karlos Papoulias.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
