E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo City fiton 4-2 derbin me Partizanin

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos, i zhvilluar sot në stadiumin e Vorës, u mbyll me fitoren 4-2 të dinamovitëve, ndeshje kjo e vlefshme për Javën e 4-t të kategorisë Abissnet Superiore.

Djemtë e Ilir Dajës koleksionuan fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe ngjiten në kuotën e 9 pikëve në klasifikim.

Dinamo zhbllokoi shumë shpejt sfidën me Hekuran Berishën në minutën e 11-të, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Partizanit dhe shënoi golin e avantazhit. “Të kuqtë” reagojnë menjëherë dhe 3 minuta më pas barazojnë shifrat me Aliun.

Ndeshja u zhvillua me ritëm, ku të dyja skuadrat luajtën hapur dhe kërkuan golin e avantazhit. Hoxhallari shënoi golin e dytë për Dinamon, ndërsa pak minuta më vonë Silva Riçards shënoi të tretin.

Në pjesën e dytë Partizani rihapi ndeshjen me Fadairon, që në minutën e 48-të shënoi një gol shumë të bukur. “Të kuqve” iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje.

Qardaku shënoi një gol shumë të bukur dhe vulosi fatin e kësaj sfide.

Dinamo fiton kështu derbin dhe merr suksesin e tretë radhazi në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve.

Teksa pas suksesit në Shkodër, ndalet sërish Partizani, që nuk ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon.

Po sot luhet edhe takimi Teuta-Vora.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›