E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dinamo City, pas Berishës zyrtarizon Guindo

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Dinamo vijon forcimin e skuadrës për të arritur kualifikimin për herë të parë në grupet e kompeticioneve europiane.

Kryeqytetasit kanë mbyllur boshllëqet e lëna nga Zabërgja dhe Itodo, duke zyrtarizuar dyshen e re të sulmit. Pas Bernard Berishës, me nëndetësen blu ka firmosur edhe Guindo.

Një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar, pasi në të shkuarën është aktivizuar me disa skuadra, ndërsa vjen te Dinamo pas eksperiencës te Egnatia.

28-vjeçari ka firmosur për 2 sezone me fituesit e Kupës së Shqipërisë, për t’u vënë në urdhërat e teknikut Ilir Daja dhe për të qenë gati për sfidën e mesjavës ndaj Jagiellonia.

Përballë polakëve, si Berisha ashtu edhe Guindo pritet të zbresin në fushë nga minuta e parë, për të qenë armë shtesë për Dinamon.

Kryeqytetasit tentojnë që të kualifikohen në grupin e Conference League, teksa pengesë e fundit do të jetë Jagiellonia, skuadër e fortë në letër por jo e pakalueshme.

Me dyshen Berisha dhe Guindo, 18-herë kampionët e vendit shpalosin edhe objektivin madhor në sezonin e ri, rikthimin e titullit kampion në shtëpi, diçka që mungon prej vitit 2010.

/gj.m//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›