E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo barazon 1-1 me TarazGolin për Dinamon e shënoi argjentinasi Ruben Oscar Ceco. Për Dinamon edhe Elis Bakaj bëri debutimin e tij të parë me 17-herë kampionët.

Dinamo barazoi 1-1 në miqësoren me Taraz, skuadër e Kategorisë së Parë nga Kazakistani dhe që synon ngjitjen në Premier Ligë. Golin për Dinamon e shënoi argjentinasi Ruben Oscar Ceco. Ky ishte goli i tij i parë me fanellën blu.

Për Dinamon edhe Elis Bakaj bëri debutimin e tij të parë me 17-herë kampionët.

Të martën Dinamo do të përballet me ukrainasit e Cernemorets të Odesës.

MIQËSORET E DERITANISHME

14.01.2009: Partizani-Ada 1-3 (Kamëz)

14.01.2009: Teuta-Laci 1-2 (Kamëz)

15.01.2009: Besa-Flamurtari 2-0 (Antalia)

15.01.2009: Tirana-Bafra Beledyespor (Turqi) 5-1 (Antalia)

16.01.2009: Partizani-Dajti 3-3 (Kamëz)

17.01.2009: Besa-Boner SC (Gjermani) 1-0 (Antalia)

17.01.2009: Flamurtari-Geznter (Turqi) 1-1 (Antalia)

18.01.2009: Tirana-Seleksion lojtarësh (Brazil) 1-3 (Antalia)

18.01.2009: Vllaznia-Otrant Ulqin (Mali i Zi) 3-0 (Ulqin)

18.01.2009: Dinamo-Taraz (Kazakistan) 1-1 (Antalia)

E Hene, 19 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›