E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo dhe Laci marrin maksimumin me sforco minimale

Kampionet ne fuqi munden 1-0 ekipin e Shkumbinit

Takimet e javes se katert te Kategorise Superiore kane nxjerre dje dy rezultate minimale 1-0 fale te cilave skuadrat vendase kane marre maksimumin. Dinamo ne kryeqytet dhe Laci ne Kurbin kane mundur perkatesisht formacionin e Shkumbinit dhe ate te Elbasanit.

Fitore minimale

Dy fitore minimale te skuadrave vendase Laci dhe Dinamo perkatesisht ndaj Elbasanit dhe Shkumbinit. Nga 3 pike te arta per kampionet ne fuqi dhe per kurbinasit te cilet presin zhvillimin e ndeshjeve te tjera per te pare se ne cfare vendi do te renditen ne perfundim te kesaj jave. Sfida e luajtur ne Qemal Stafa mes Dinamos dhe Shkumbinit ka qene e ndezur e forte dhe me lufte te forte sportive. Pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim te bardhe 0-0 nderkohe qe fatin e lojes e ka vendosur nje veprim i bukur i Elis Bakajt qe ka realizuar ne porten e Kotorrit ne minuten e 59-te. Me pas peqinasit jane munduar te barazojne rezultatin por nuk ia kane arritur dot me shume per mungese konkludimi te tyre sepse rastet e pastra nuk u kane munguar. Laci ka triumfuar minimalisht ndaj Elbasanit fale nje goli te Miles shenuar ne minuten e 74-t nderkohe qe me pare bardhesia e shifrave te fillimit te lojes nuk ishte prishur sa per merite te verdhebluve qe nuk leshonin terren aq edhe per konfuzion te kurbinasve qe nuk kishin qetesine dhe qartesine e duhur.

Te tjerat

Sot do te luhet derbi bregdetar mes dy skuadrave fqinje. Besa e Kavajes me vetem 1 pike ne tri javet e para te kampionatit do te prese Teuten e Durresit ne te njejten kuote pikesh me pozita fundore ne klasifikim cka tregon nevojen jetike per maksimumin e pikeve nga te dyja palet. Verdhezinjte e drejtuar nga Shpetim Duro do te luajne ne nje stadium pa tifoze pasi organet juridike te FSHF-se e kane denuar me 4 ndeshje me shkallet bosh pa tifoze Besen. Nga ana tjeter djemte e detit kane nje grup te ri lojtaresh pa ndonje pervoje me perjashtim te dy shkodraneve te sjelle me vete ne Durres nga Edi Martini. Pikerisht e kemi fjalen per Hotin dhe Docin. Ndoshta te keta lojtare do te bazohet edhe ndonje objektiv minimal i Teutes ne kete transferte. Nderkohe qe skuadra kryesuese e kampionatit Vllaznia do te udhetoje drejt Skenderbeut prites ne qytetin fqinj te Pogradecit pasi fusha e stadiumit te Korces nuk eshte ende ne funksion. Kuqeblute pa ndonje shkelqim te vecante ne tri javet e para pavaresisht se kane qene rezultative kane marre 7 pike qe i mbajne ne krye te renditjes do te kene nje transferte mjaft te veshtire perballe Skenderbeut te pretendimeve te medha i perforcuar ndjeshem per kete edicion. Bardhekuqte duke qene se javen e shkuar u munden paster 3-1 nga Shkumbini ku pesuan humbjen e pare ne kete kampionat duket se do te jene te ngarkuar shume psikologjikisht edhe per faktin se presidenti Zeqo u ka dhene njefare ultimatumi te tijve Nuk toleroj me gabime si ne Peqin. Nje tjeter skuader kreu me pike te barabarta me Vllaznine eshte Flamurtari. Skuadra vlonjate e drejtuar nga Gugash Magani do te prese ne shtepi te fundit e klasifikimit Bylisin e Ballshit. Mallakastriotet e Ilir Spahiut nuk e kane shijuar ende fitoren ne kete kampionat ndaj do te tentojne ndonje surprize ne Vlore ashtu sic bene edhe javen e shkuar ndaj Tiranes te cilen per pak e befasuan. Megjithate perberja cilesore e kuqezinjve kryesimi i gares por edhe ambiciet e drejtuesve te klubit ne kete kampionat te bejne te mendosh se Flamurtari eshte me afer suksesit per te mos leshuar aspak terren ndaj rivaleve qe jane ne te njejtin hap me te per sa i takon kreut te Superliges.

Tirana kerkon Krujen

Neser do te luhet akti i fundit i javes se 4-t te Superliges. Kastrioti do te prese ne fushen e vet Tiranen 24 here kampione te vendit. Te dyja skuadrat jane thuajse ne baraspeshe pikesh krutanet qe kane 3 barazime 3 pike dhe bardheblute qe kane 1 fitore dhe nje barazim deri me tani 4 pike. Kastrioti eshte ne kerkim te fitores se pare ne kampionat ndersa kryeqytetasit ne kerkim te vazhdimesise pozitive me objektiv marrjen e kreut te klasifikimit.

Superliga

Nd. Pike

1. Dinamo 4 9

2. Vllaznia 3 7

3. Flamurtari 3 7

4. Laci 4 7

5. Skenderbeu 3 7

6. Elbasani 4 5

7. Shkumbini 4 4

8. Tirana 3 4

9. Kastrioti 3 3

10. Teuta 3 1

11. Besa 3 1

12. Bylis 3 0

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›