E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo, fitore me përmbysje ndaj Egnatias

Dinamo ka arritur një fitore me përmbysje, 2-1 përballë Egnatias në ndeshjen që mbylli javën e 8-të të “Abissnet Superiore” dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH(RTSH1 dhe RTSH Sport).

Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, rrogozhinasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke shënuar pas dy minutash lojë me anë të Kryeziut, ndërsa panë tu anulohej një tjetër pa u mbushur gjysmë ore me protagonist Montenegron.

Në një pjesë të parë me shumë raste, Dinamo arriti të reagojë dhe në harkun kohor të pesë minutave përmbysi gjithçka. Fillimisht Vila e më pas Qefalija e kthyen rezultatin në favor të bluve.

Në pjesën e dytë, me ndryshimet e bëra, rrogozhinasit krijuan më shumë volum loje, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Me këtë fitore Dinamo ngjitet në kuotën e 15 pikëve, në vendin e tretë. Egnatia humbet mundësinë për tu ngjitur në vendin e parë, mbetet në vendn e dytë me 18 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›