Dinamo, pak shpresa per kualifikim

Ne ndeshjen e pare te zhvilluar me 2 korrik, djemte e Muces jane ndeshkuar shume shpejt, ne minuten e 2-te e pane veten ne disavantazh. Edhe pse Kuli arriti te barazoje shifrat ne 1-1, blute e mbyllen pjesen e pare ne disavantazh, ndersa ne te dyten pesuan dy gola te tjere edhe pse vete trajneri Muca thote se nga loja e zhvilluar nuk e meritonin nje humbje 4-1.
Jemi goditur nga goditjet standarte sepse si nivel loje ka qene i mire. Do paraqitemi me denjesisht dhe me sulmues dhe une shpresoj qe kete ndeshje ta fitojme, shprehet Muca. Per ndeshjen e kthimit, e cila do te zhvillohet diten e enjte ne stadiumin Qemal Stafa, Muca thote se skuadra po pergatitet mire dhe ka filluar analizat per te gjetur dhe rekuperuar problemet qe paten ne ndeshjen e pare.
Do ti duhet nje fitore me 4 gola diference Dinamos qe te arrije te kualifikohet per ne raundin tjeter te kesaj veprimtarie edhe pse duket shume e veshtire sepse skuadra e Lahtit, eshte ne nje gjendje me te mire fizike pasi kampionati finlandez eshte thuajse ne gjysmen e tij nderkohe qe Dinamo vjen nga nje periudhe e shkurter pergatitore.