E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo pret fituesin e duelit të sotëm

Skuadra e Dinamos se Zagrebit eshte kualifikuar mbreme per turin e dyte eliminator te liges se kampioneve duke mundur Hazarin e Azerbejxhanit. Ekipi nga Azerbejxhani u solli mjaft probleme kroateve ndonese kroatet ishin favorit absolut te ketije dueli. Rezultati i 90 minutave loje ne Zagreb perfundoi baraz 1-1 ashtu sic perfundoi ne Baku. Kroatet pas minutave shtese nga 15 minuta ariten qe te shenojne fitore dhe te sigurojne turin e dyte. Tek Dinamo ndjehet mungesa e madhe e Eduardo da Silvas i cili kete vere kaloi ne rradhet e Arsenalit si zavendsim per Henryn e kjo do te thote se po qe se Tirana sot kualifikohet nuk duhet te trembet nga gigandi i ish-Jugosllavise. Trajneri i Dinamos Branko Ivankovic kishte ndjekur edhe takimin e pare ndermjet Domzhales dhe Tiranes. Pas perfundimit te ndeshjes mes Domzhales dhe Tiranes ai kishte deklaruar se ekipi i Tiranes nuk e ka treguar fytyren e vertete ne takimin e pare mirepo kush do qe te fitoje prej ketyre dy ekipeve Dinamoja do te shkoj me tej ne xhiron e trete pasi eshte ekip me i forte. Njohje e vjeter Tirana jonë është përballur në të kaluarën me Dinamon e Zagrebit në Kupën UEFA (edicioni 1996-1997, atëherë quhej Zagreb Kroatia) ku i ka humbur të dyja takimet 4-0 (në Zagreb) dhe 6-2 (në Tiranë). Trajneri i atëhershëm i Dinamos së Zagrebit ishte Oto Baric, tekniku aktual i Kombëtares së Shqipërisë. Ndeshjet e turit të dytë do të luhen më 31 korrik dhe 8 gusht 2007. Kurioziteti sportiv E pabesueshme por e vertete: Ne ndeshjen e vlefshme per ligen e kampioneve ne mes Domzhales dhe Tiranes luajtur ne Slloveni prezenca dhe interesimi i mediave kroate ka qene me I madh kundrejt asaj shqiptare. Ku bazohemi ne kete ? Ndonese nga pamundesia financiare qe albania-sport te gjendet ne ndeshjen e siperpermendur ne kemi bere te pamunduren qe vizitoret tone ti informojme shpejte dhe besueshem duke mare si burim mediat kroate pasi gjuha sllovene ishte pengese e se njejtes. Epilogu I takimit ndermjet Domzhales dhe Tiranes eshte paraqitur detajisht ne te gjitha mediat e shkruara ( Jutarnji, Vecernji ), webportalet sportive ( index tportal sportnet etj etj ) si dhe nga Televizioni shteteror kroat ( HRT ). Ky interesim I mediave kroate vin pasi fituesi nga kjo ndeshje do te luaj me ekipin prestigjioz Dinamo nga Zagrebi mirepo kjo nuk I ben mediat kroate te kene perparsi dhe te jene me afer ngjarjes nga mediat shqiptare. Dinamo 3:1 Hazar
Arsim Ziberi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›