Diploma e Bossit, Spiro: Nuk e kam firmosur, është false
Të tjera rreth shkrimit PS: Ministri Tafaj të japë llogari në Kuvend Dybeli: Si e njoha italianin e diplomave Ambasada italiane: Bossi tentoi të legalizonte diplomën Ekspertim firmës së rektorit
TIRANE- Thellohet hetimi lidhur me skandalin e pajisjes me diplomë falso të italianit Renzo Bossi nga universiteti “Kristal”.Pas administrimit të dokumentacionit njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, ka marë në pyetje ish-rektorin e këtij universiteti Marenglen Spiro, i cili është dhe personi që ka firmosur diplomën të Bossit.
Pyetja e Spiros, mësohet se është kryer në ambjentet e prokurorisë, ku përgjatë 1 orë e 30 minuta ai ka dhënë shpjegime lidhur me mënyrën e funksionimit të universitetit “Kristal” dhe firmosjes së diplomës nga ana e tij. Në dëshminë e tij Marenglen Spiro ( ne foto) ka pohuar se ai nuk mbante mënd të kishte pasur ndonjë student italain, duke shtuar se diploma mund të jetë falcifikuar nga ndonjë falcifikator në kryeqytet. Mirëpo i pyetur rreth faktit se si është e mundur që emri i Renzo Bossit figuron në rregjistrat e univeristetit, ish-rektori Spiro ka pohuar se ai nuk merej me anën administrative të universitetit dhe se s’mban përgjegjësi për emrat që shkruajnë sekretaret e degëve përkatëse që janë në këtë universitetit. Ndërkohë që shumë shpejt prokuroria e Tiranës pritet të marë përgjigje nga laboratori i policisë shkencore, lidhur me kërkesën e ekspertimit të firmave të sekretareve dhe zyrtarëve më të lartë të këtij universiteti.
Djali i Umberto Bossit, Renzo Bossi i cili ka përfituar një diplomë nga Universiteti Kristal rezulton të jetë regjistruar në këtë universitet për vitin akademik 2007-2008, por nga verifikimet e sistemit TIM-S ai s’e ka prekur qoftë dhe një herë të vetme tokën shqiptare. Bossi rezulton i regjistruar në këtë Universitet me numer amze 482, dhe është diplomuar për Menaxhim-Biznesi, dega Ekonomik në datën 8 Tetor të 2010.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Shqiptarja.com)