E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat shqiptare ne shenjester privatet

Te tjera rreth shkrimit Kapllani Gazetari i NYT deformoi biseden A mund te merret nje diplome amerikane ne Shqiperi Ka qene ky titulli qe prestigjiozja amerikane i ka rezervuar nje shkrimi te botuar me date 12 shkurt 2012 shkrim i bere nga i derguari i saj ne Tirane D.D. GUTTENPLAN. Ai ka hedhur hije dyshimi mbi cilesine e diplomave qe leshon universiteti i New Yorkut ne Tirane megjithese studenteve shqiptare u duhet te paguajne 32 mije dollare. Sipas autorit te shkrimit
mund ta gjeni ne linkun http//www.nytimes.com/2012/02/13/eorld/europe/13iht-educlede13.htmlr=2amppagewanted=1 gjerat jane shume me ndryshe nga sa reklamohen ne sitin e zyrtar te U.N.Y.T. Edhe pse brenda kufijve njihet si New York University-Tirana - emri me te cilen eshte regjistruar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare - shkolla nuk ka lidhje me kampusin ne Greenwich Village. Nuk ka as nje salle ngrenieje fjetore palester apo stadium - faqja e sitit qe duhet te paraqese sportet eshte ne punim e siper prej me shume se nje viti. Fotoja e librarise qe shfaqet ne kopertinen e vizatuar bukur te broshures se shkolles ne fakt eshte bere diku tjeter pranojne zyrtaret e shkolles.
Ndersa gjate dites se djeshme nje tjeter shkrim i publikuar ne Inside dhe qe eshte realizuar nga Kevin Kiley mund ta gjeni ne linkun http//www.insidehighered.com/News/2012/02/14/north-dakota-and-New-york-stories-raise-questions-about-ensuring-international merr shkas nga nje audit qe i eshte bere Dickinson State University ne Dakoten e Veriut ku ka rezultuar se per shkak te mungeses se mbikeqyrjes qindra studente te huaj shumica kineze kane marre nje diplome amerikane pa mbaruar ende te gjitha kurset e nevojshme. Kevin Kiley e ka lidhur kete rast me shkrimin e raportuar nga New York Time per universitetin e New Yorkut ne Tirane per te dhene alarmin se cfare po ndodh me te vertete me filialet e e hapura nen ombrellen e universiteteve te njohura ne mbare boten. Ndersa te dy rastet ndryshojne - rasti i Shtetit Dickinson perfshin nje auditim formal nga ana e shtetit dhe qe gjenden shkelje ndersa ne historine e raportuar nga New York Times nuk u gjet asnje shkelje ligjore - ekspertet qe studiojne nderkombetarizimin e arsimit te larte thone se te dy rastet ngrene te njejten pyetje Ne kohen kur gjithnje e me shume kolegjet dhe universitetet po hapin e nderkombetarizojne aktivitetin e tyre si eshte e mundur te sigurohet cilesia mijera kilometra larg nga kampusi kryesor Detyra e kujt eshte te kujdeset per te siguruar cilesine e programeve nderkombetare Jane vete shtetet agjencite e akreditimit qeveria federale apo vete institucionet qe kujdesen per sigurimin e cilesise - shkruan Kevin Kisley.
Nderkohe gazetari i New York Times i cili ka investiguar ceshtjen e Tiranes shkon edhe me tej kur zbulon se cfare ndodh me te vertete me kurrikulen e ketij universiteti dhe profesoret qe i japin ata. Nder 15 kurset e Empire State te pasqyruara ne katalogun e vjeshtes 2011-te duket se vetem tre prej tyre jepen nga instruktore me doktoratura -thote ne shkrimin e tij Guttenplan. Duke hetuar lidhjet e varesise qe ka nje filial i hapur ne nje vend tjeter me universitetin meme Guttenplan zbulon se ne te vertete universitetet meme nuk ushtrojne thuajse fare kontroll ne filialet e tyre qe kane ne vende te tjera. Ne leter Memorandumi i Mirekuptimit prej 13 faqesh mes SUNY-t dhe Universitetit te Nju Jorkut ne Tirane duket se cileson standarde te larta. Edhe pse studentet mund te marrin deri 96 kredite apo 3 vite kurse ne U.N.Y.T. duke pasur nevoje vetem per 32 kredite nga SUNY per tu diplomuar te gjithe studentet duhet te permbushin kerkesat specifike te percaktuara ne rregulloren e E.S.C. per graden shkencore dhe udheheqesin specifik. Kjo perfshin kerkesat e pergjithshme te shkollimit te SUNY-t dhe te gjitha kurset e paracaktuara per udheheqesin e zgjedhur te studentit. Pedagoget e fakultetit shqiptar qe japin kurse e E.S.C. duhet te marrin miratimin e te dyja institucioneve. Progresi i studenteve gjithashtu monitorohet nga te dy institucionet dhe Drejtori i Programit Akademik i Empire State eshte i autorizuar te shqyrtoje shperndarjen e gradave ne te gjitha kurset per tere fakultetin. Ne Tirane kuadri eshte me pak sigurues. Edhe pse memorandumi i pershkruan te dyja shkollat si partnere natyra e sakte e marredhenieve mes SUNY-t dhe U.N.Y.T. eshte e veshtire te vizatohet me saktesi. Vete U.N.Y.T. eshte pjese e New York College Group - logo Statuja e Lirise ne siluete blu mbi inicialet NYC - nje kompani greke e vendosur kryesisht ne Athine dhe Selanik me dege ne Prage dhe Beograd.
William Lawton drejtor i Observatorit te Shkollimit pa Kufij nje institut kerkimor me qender ne Londer qe monitoron shkembimet akademike thote se ka nivele te ndryshme kontrolli te njohura te mbeshtetura programe te mbeshtetura apo dege universitare. Ne thelb ne rastin e te njohura institucioni meme percakton kurrikulen ne te mbeshtetura kjo gje nuk ndodh - thuhet ne shkirmin e Gutternplan
Asnje agjenci e mbykqyerjes se kolegjeve apo organizem akreditues ne SHBA nuk eshte pergatitur me te vertete per te vleresuar keto lloje te marreveshjeve - thote Alan Contreras ish-administratori i Zyres se Oregonit te Autorizimit te Diplomave nje njesi e Komisionit te Ndihmes se Studenteve ne Oregon. Dhe kjo nuk do te thote qe te fajesojme akreditoret por shteti nuk mund ta mbaje me ket gje - thuhet ne shkrimin e Kiley. Me tej ai sqaron se ekspertet si Contreras sugjerojne se struktura aktuale e mbikeqyrjes te arsimit te larte te SHBA nje kombinim i mbikeqyrjes shteterore dhe organeve akredituese rajonale nuk eshte e motivua per te siguruar cilesine e programeve te universiteteve qe ofrohen jashte vendit ose per te rekrutuar studente nderkombetare duke e lene ate ne dore te institucioneve - te cilet shpesh porjo gjithmone mund te mos kene synimet me te mira - per te siguruar cilesine e programeve te tyre.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›