E Enjte, 5 Nëntor 2026

Diplomati italian futet në mes të plumbave në aeroportin e Kabulit për të shpëtuar vogëlushin

Afganistani po kalon një situtë të vështirë politike pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Shumë qytetarë po tentojnë të largohen nga vendi prej frikës se mund të vriten nga talebanët, ndërsa këta të fundit kanë bërë me dije se s’do të ketë më evakuime pas datës 31 gusht dhe se nëse thyhet kjo marrëveshje mund të ketë edhe përplasje të armatosur me trupat amerikane. Ndërkohë teksa evakuuimet vijojnë, një foto ka “pushtuar” rrjetet sociale, ku një diplomat italian i quajtur Tommaso Clausi futet në mes të plumbave për të shpëtuar një fëmijë në aeroportin e Kabulit. Ai ka rendur në mes të turmës dhe ka shpëtuar një vogëlush që ndodhej në mes të turmës i vetëm e i trembur nga plumbat që dëgjohen në sfond.

Zv/konsulli italian u dërgua në Kabul në janar të vitit 2019. “Në Kabul, përballë një situate dramatike, Tommaso Claudi qëndroi i fundit për tu rreshtuar në vijën e parë të ndihmës për popullin afgan, bashkë me ushtarakët tanë. Italia nuk do t`iu kthejë shpinën, faleminderit Tommaso jemi krenarë për ty”- shkruajti në Facebook ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Maio./Marre nga repubblica.it 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›