Diplomatja ukrainase: Rusisë nuk duhet t’i besohet, po kryen gjenocid

Zëvendësministrja e Jashtme Mariana Betsa ka deklaruar se Rusisë nuk mund t’i besohet dhe duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj të luftës dhe gjenocidin e vazhdueshëm
Në një intervistë për mediat britanike ajo thekson se Rusisë nuk mund t’i besohet dhe se “ne nuk mund të jetojmë në një botë ku pandëshkueshmëria mbizotëron mbi sundimin e ligjit:’
“Rusia ka kryer gjenocid, dhe Rusia vazhdon të angazhohet në gjenocid në një shkallë industriale, çdo ditë, çdo minutë”, tha Betsa.
ShBA ka mbajtur takime të ndara me delegacionet ukrainase dhe ruse në Arabinë Saudite për të filluar negociatat për paqen. Një armëpushim dhe kthimi i fëmijëve ukrainas janë ndër temat kryesore në tryezë.
“Tani me pushtimin në shkallë të plotë, Rusi deportoi fëmijët ukrainas, rrëmbeu fëmijët ukrainas, duke iu fshirë identitetin”, tha Betsa, duke shtuar se autoritetet ruse ndryshojnë emrat e fëmijëve ukrainas, lëshojnë pasaporta ruse dhe në mënyrë aktive përpiqen t’i rivendosin ato.
“Duhet të ketë një përgjigje të fortë nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Betsa, duke shtuar se vijon rrëmbimi i fëmijëve ukrainas.
Që nga shkurti 2022, të paktën 20 mijë fëmijë ukrainas janë rrëmbyer nga zona të okupuara nga Rusia dhe janë transferuar në territore të tjera të kontrolluara nga Rusia.
Sipas Ministrisë së Riintegrimit, qeveria ukrainase ka kthyer 1.247 fëmijë deri më tani.
/rtsh.al/