E Diel, 1 Nëntor 2026

Diplomohen 110 oficere ne Akademine e Mbrojtjes Spiro Moisiu

Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, ka ndarë çertifikatat e përfundimit të Kursit të Lartë të Oficerit, Kursit të Avancuar të SHIU-t dhe Kursit të Komandës së Shtabit të Përgjithshëm për 110 ushtarakë, të Forcave të Armatosura, Garda e Republikës, dhe Shërbimi Informativ Ushtarak.

Kursi synon përgatitjen e oficerëve të përzgjedhur të karrierës me gradën e nënkolonelit si dhe të punonjësve civilë nga strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë për të shërbyer në detyra e funksione të larta në Forcat e Armatosura dhe në institucionet e tjera të sigurisë.

Kutrsi për oficerët e shtabit të përgjithshëm synon përgatitjen e oficerëve të përzgjedhur të karrierës në pozicionet kyçe të komandim drejtimit të reparteve e njësive, shtabeve të të gjitha niveleve si dhe shtabet shumëkombëshe të NATO-s.

Ndërsa kursi i avancuar i Shërbimit Informativ Ushtarak, synon formimin e nëpunësit të inteligjencës për funksionet e nivelit të Lartë dhe të mesëm drejtues të shërbimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›