E Enjte, 5 Nëntor 2026

Disa fshatra pa energji elektrike në Ballsh/ Shkak shpërthimi në kabinë si pasojë e një defekti

Disa fshatra të njësive administrative Qendër dhe Aranitas si dhe disa lagje të qytetit të Ballshit kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e shpërthimit të tre kabinave elektrike.

Sipas burimeve shkak është bërë një defekt teknik, ndërsa ende nuk dihen dëmet e shkaktuara.

Shpërthimet e njëpasnjeshme kanë ndodhur pranë kabinave elektrike në zonën e tecit pranë ish-Uzinës së Ballshit.

Grupet e OSHE-së ndodhen në terren për të bërë të mundur kthimin e energjisë elektrike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›