Disa të proceduar për protestën, shpallen në kërkim personat që kundërshtuan forcat e policisë

Policia e Tiranës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 3 persona që morën pjesë në protestën e dhunshme të pasdites të së martës përpara bashkisë.
Ata akuzohen për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre protestues të tjerë, të cilët akuzohen për hedhjen e molotovëve, shkatërrim të pronës me zjarr, dhe goditje për shkak të detyrës.
Në kërkim janë dy 19-vjeçar dhe një 57-vjeçar./vizionplus.tv