E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa zona në Tiranë pa ujë, shkak rikonstruksionet

Disa zona në kryeqytet do të vuajnë për dy ditë mungesën e ujit të pijshëm si pasojë e punimeve në rrjetin e furnizimit.
 

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës në datat 4 dhe 5 tetor do të ketë kufizime me ujë të pijshëm për zonën e qendrës së Tiranës,"Tiranës së Re", "Komunës së Parisit", rrugës së "Elbasanit" dhe zonës së "Ali Demit".
 

UKT-ja thekson se në këto data do të ketë kufizime me ujë nga ora 07:00 deri në orën 14:00 si pasojë e rikontruksionit që do të bëhet në linjën kryesore të furnizimit të Depove të Tiranës.
 

Gjithashtu drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve i bën thirrje banorëve dhe institucioneve të marrin masa gjatë dy ditëve për furniziminme ujë të pijshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›