Disiplina “godet“ Lushnjen
Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit ka ndeshkuar me dy ndeshje pezullim te fushes se lojes, nje pa pranine e tifozeve dhe 100 mije leke te reja gjobe klubin e Lushnjes. Kjo pas ngjarjes qe mori jete ne ndeshjen ndaj Apolonise qe perfundoi me fitoren 3-1 te vendasve. Kujtojme qe kapiteni i fierakeve Shoshi u godit nga nje send i forte afer syrit teksa ishte duke festuar golin e barazimit provizor 1-1.Disiplina nuk ka marre parasysh, si te pabazuar ne rregullore, kerkesen e Apolonise per te fituar ndeshjen ne tavoline. Nderkohe ka ndeshkuar futbollistin e fierakeve Zhunior per goditje me shkelm te kundershtarit. Lojtari nuk do te jete ne dispozicion te skuadres per 5 ndeshje dhe gjobitet me 100 mije leke te reja.