E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disiplina ndeshkon Besen e Deden

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dënuar me 1 ndeshje pa tifozë skuadrën e Besës duke e arsyetuar këtë vendim me dështim në përmbyshjen e përgjegjësive për zhvillimin e një ndeshjeje.

Përvec kësaj klubi i Besës është dënuar edhe me 200 mijë lekë gjobë. Pas ndeshjes së fundjavës së kaluar Besa-Tirana, trajneri i skuadrës kryeqytetase denoncoi dhunën e ushtruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi gjatë pushimit të ndeshjes.

Pas denoncimit të Dedes, kryebashkiaku i Kavajës u arrestua vendim ky që më pas gjykata e cilësoi si të paligjshme.

Ndërkohë komisioni i Disiplinës ka dënuar me 4 Dhuna në futbollLirohet Roshi, arrestimi i paligjshëm Roshi mbetet në policinë e Tiranës Bordi i Tiranës dënon incidentin e Kavajës ndeshje pezullim trajnerin e Besës, Perparim Daiu për sjellje josportive ndaj lojtarit kundërshtar dhe gjithashtu me 2 ndeshje pezullim trajnerin e Tiranës Nevil Dede për provokim të publikut.

Pjesë e vendimeve të Disiplinës ka qenë dhe lojtari i Besës Sokol Cikalleshi i cili është pezulluar 1 ndeshje.

Disiplina mori vendim edhe për incidentin e ndodhur në Gramsh ku kryetari i Bashkisë hyri me automjet në fushë. Lidhur me këtë incident, Gramshi u dënua me zhvillimin e ndeshjeve në fushë asnjëanëse për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›